Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukraina: Rusia po planifikon të rekrutojë qindra mijëra trupa të reja

schedule15:51 - 11 Shtator, 2023

schedule 15:51 - 11 Shtator, 2023

Ushtria e Ukrainës pretendon se Moska së shpejti mund të nisë një fushatë mobilizimi për të rekrutuar qindra mijëra ushtarë nga brenda Rusisë dhe Ukrainës së pushtuar.

Por ndërkohë në lidhje me këtë pretendim shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës nuk dha asnjë prove, nga ana tjetër zyrtarët rusë kanë thënë se nuk ka plane aktuale për një valë tjetër mobilizimi dhe se Moska është e fokusuar në rekrutimin e ushtarëve profesionistë.

“Një mobilizim masiv i detyruar i popullsisë pritet së shpejti në Federatën Ruse dhe territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës për shkak të humbjeve katastrofike të okupatorëve,” tha Shtabi i Përgjithshëm në një përmbledhje në fushën e betejës.

Ndërkaq dyshohet se fushata e mobilizimit mund të synojë midis 400,000 dhe 700,000 rekrutë.

Rusia dhe Ukraina të dyja i trajtojnë humbjet e tyre në fushën e betejës si sekret shtetëror./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!