Ukraina: Rusia po pëson humbje të mëdha në jug

schedule14:48 - 2 Shtator, 2022

schedule 14:48 - 2 Shtator, 2022

Ushtria e Ukrainës ka pohuar se forcat ruse pësuan “humbje të konsiderueshme” në rajonin jugor të Khersonit pas kundërofensive të Kievit të nisur në fillim të kësaj jave, sipas The Guardian.

“Sukseset e Ukrainës kanë qenë mjaft bindëse”, sipas Natalia Humeniuk, zëdhënëse e komandës ushtarake të Ukrainës jugore.

Armiku po pëson humbje të mëdha, humbjet e ushtarëve kanë shkuar nga dhjetëra në qindra. Do të kemi lajme të tjera pozitive,” shtoi ajo.

“Ne vazhdojmë ta shkatërrojmë armikun për sa i përket logjistikës, aftësive dhe kapaciteteve. Kjo do të thotë se lidhjet logjistike dhe transportuese të armikut janë dëmtuar në atë masë sa nuk mund të grumbullojnë më rezerva”.

Moska ka mohuar raportet për përparimin e Ukrainës dhe ka thënë se trupat e saj kanë shkatërruar forcat ukrainase.

The Guardian nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur pretendimet e asnjërës palë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!