Ukraina: Rusia po e sulmon Avdijivkën nga të gjitha drejtimet

schedule11:12 - 24 Nëntor, 2023

schedule 11:12 - 24 Nëntor, 2023

Një valë e tretë e forcave ruse po e sulmon qytezën lindore ukrainase Avdijivkan dhe po bombardon sistematikisht qendrën e tij industriale, sipas një udhëheqësi të saj, të premten.

Qyteti gati i rrethuar pranë bastionit rajonal të Donjeckut, të kontrolluar nga Rusia, është përballur me një sulm të ashpër për më shumë se një muaj, shkruan REL.

“Filloi vala e tretë e sulmeve. Ata po sulmojnë nga të gjitha drejtimet, nga krahët e jugut dhe veriut, siç bënë më parë. Ata po sulmojnë zonën industriale”, tha kreu i qytezës, Vitaly Barabash.

Avdijivka ka qenë në vijën e frontit që nga viti 2014 dhe është pjesë e rajonit të Donjeckut, të cilin Kremlini ka pretenduar se e ka aneksuar së bashku me tre rajone të tjera.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!