Një zyrtar i lartë ukrainas ka paralajmëruar se Rusia po godet qytetin e Khersonit, duke i akuzuar ata se po përpiqen ta kthejnë në një “qytet të vdekur”, sipas The Guardian.
Mykhailo Podolyak, këshilltar i kreut të zyrës së presidentit të Ukrainës, shkroi në Twitter se Rusia “do ta kthejë Kherson në një “qytet të vdekur”.
RF wants to turn Kherson into a “city of death”. Ru-military mines everything they can: apartments, sewers. Artillery on the left bank plans to turn the city into ruins. This is what “Russian world” looks like: came, robbed, celebrated, killed “witnesses”, left ruins and left.
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) November 10, 2022
Ai pretendoi se ushtria ruse po “minon gjithçka: apartamente, kanalizime” dhe se “artileria në bregun e majtë” të lumit Dnipro “planifikon ta kthejë qytetin në gërmadha”.
Ai tha se forcat ruse erdhën, grabitën dhe vranë dëshmitarët dhe u larguan nga Kherson.
Qyteti, nga i cili forcat ruse njoftuan se do të tërhiqeshin të mërkurën ishte një nga zonat që Federata Ruse pretendoi të aneksonte nga Ukraina e pushtuar në shtator.
/abcnews.al

