Ukraina rrit normat e interesit për herë të parë që nga pushtimi rus

schedule15:46 - 2 Qershor, 2022

schedule 15:46 - 2 Qershor, 2022

Ukraina e ka rritur normat e interesit në nivelin më të lartë në shtatë vite, në ashpërsimin e parë të politikës monetare që nga pushtimi rus, shkruan BBC.

Norma u rrit nga 10% në 25%. Ndërkohë gjatë një konferencë guvernatori i Bankës Qendrore Kyrylo Shevchenko bëri thirrje për bisedim me Fondin Monetar Ndërkombëtar për një program të ri ndihme.

Lufta ka shkatërruar ekonominë ukrainase, duke detyruar mbylljen e shumë bizneseve si dhe ka shkatërruar infrastrukturën dhe  ka bllokuar rrugët e transportit detar.

Lëvizja për të rritur normën e interesit e çon atë në nivelin më të lartë që nga viti 2015, kur ekonomia e vendit po shkëputej nga aneksimi i Krimesë nga Rusia dhe lufta në rajonin lindor të Donbasit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!