Ukraina rrit importet e energjisë elektrike pas sulmeve ruse

schedule13:51 - 24 Mars, 2024

schedule 13:51 - 24 Mars, 2024

Ukraina ka rritur importet e energjisë elektrike dhe ka ndalur eksportet pas një serie sulmesh me raketa dhe drone ruse.

“Për ditën e sotme, importet e energjisë elektrike parashikohen në 14,900 megavat orë (Mwh). Nuk pritet asnjë eksport” tha ministria e energjisë e Ukrainës.

Rusia ka thënë se sulmet e saj herët të dielën kishin në shënjestër objektet e energjisë elektrike dhe gazit të Ukrainës. Impiantet e gjenerimit dhe transmetimit u sulmuan gjithashtu nga Rusia të premten, duke shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme në shumë rajone. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!