Ushtria ukrainase ka rrëzuar një tjetër avion rus që po sulmonte një objekt të infrastrukturës ushtarake, shkruan ukrinform
“Njësia e mbrojtjes ajrore të Ukrainës ka rrëzuar një avion rus që po sulmonte një objekt të infrastrukturës ushtarake, afër qytetit turistik Zatoka, rajoni i Odesës,” sipas një postimi të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Ndërkohë autoritetet po kërkojnë pilotin, i cili u hodh nga avioni.
Rikujtojmë se më 24 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin i shpalli luftë Ukrainës dhe nisi një pushtim në shkallë të gjerë. Trupat ruse po vrasin civilë, po bombardojnë dhe shkatërrojnë objektet kryesore të infrastrukturës ndërsa kanë goditur edhe shtëpitë e civilëve.
Ukraina ngriti një padi kundër Federatës Ruse në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së në Hagë.
/abcnews.al