Ukraina rrëzon 16 dronë të prodhuar nga Irani

schedule11:24 - 30 Dhjetor, 2022

schedule 11:24 - 30 Dhjetor, 2022

Forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase rrëzuan 16 dronë “Shahed” të prodhuar nga Irani.

Lajmi u bë i ditur nga Komanda e Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Sulmet vijnë një ditë pasi Rusia nisi një nga breshëritë më të mëdha të raketave kundër Ukrainës që nga fillimi i luftës.

“Dronët sulmuan Ukrainën nga drejtimet juglindore dhe veriore. Për të kapërcyer sistemin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, armiku u përpoq të përdorte shtratin e lumit Dnipro Të 16 dronët kamikaze u shkatërruan nga forcat dhe pajisjet e komandave ajrore “Skhid” (Lindje) dhe “Qendra”, si dhe njësitë e mbrojtjes ajrore të njësive të tjera të Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës.”

Pesë dronë u rrëzuan mbi kryeqytetin Kiev në orët e para të së premtes, tha administrata ushtarake e qytetit në një postim në Telegram.

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko shtoi në një postim në Telegram se dy drone të tjerë u rrëzuan jashtë qytetit, duke e çuar numrin total të të shtënave mbi rajonin e Kievit në shtatë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!