Analisti Frrok Çupi thotë se mesazhi i kryeministri Edi Rama, ku i kërkoi Europës të zgjohej në lidhje me luftën në Ukrainë, ishte një mesazh për të ardhmen e kontinentit.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Çupi u shpreh se Perëndimi ndodhet në ditët më të errëta.
“Qënrimi i Edi ramës si një burrë shteti, po ndriçon në Perëndim, në Europë, me një vendosmëri në parimet e tij. Perëndimi ndodhet në ditët më të errëta të vetat. Adminstrata Trump po i ndërpret marrëdhëniet me BE, NATO. Europa duhet të mbrohet vetë. Europa, siç ka thënë Rama, ka fjetur. Rama e zgjon Europën. Ka kapur mesazhin se në këto situata, Europa është e detyruar të ketë marrëdhënie me Turqinë, është i detyruar të bashkëpunojë meAfrikën, Azinë, sepse rreziku është shumë i madh”, theksoi ai./abcnews.al

