Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukraina pretendon se Rusia qëndron pas grushtit të shtetit në Niger

schedule18:55 - 1 Gusht, 2023

schedule 18:55 - 1 Gusht, 2023

Këshilltari i lartë i Presidentit Volodymyr  Zelensky, Mykhailo Podolyak, paralajmëroi se rusët duhet të presin “më shumë luftë” në territorin e tyre.

Podolyak gjithashtu ka postuar në Twitter për situatën në Niger, duke pretenduar se është “absolutisht e qartë” se Rusia qëndron pas grushtit të shtetit ushtarak të javës së kaluar, shkruan Sky News.

“Është një taktikë standarde ruse: të largosh vëmendjen, të kapësh momentin dhe të zgjerosh konfliktin”, shkroi ai.

Kishte spekulime se grushti ushtarak në Niger do t’i përshtatej interesave të Rusisë në rajon, veçanërisht pas samitit Rusi-Afrikë të javës së kaluar në Shën Petersburg./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!