Ukraina pretendon se raketa ruse goditi një anije civile në Detin e Zi

schedule12:22 - 9 Nëntor, 2023

schedule 12:22 - 9 Nëntor, 2023

Një raketë ruse dëmtoi një anije civile me flamur të Liberisë që hynte në një port të Detit të Zi në rajonin e Odesa, duke vrarë një dhe duke plagosur katër persona, sipas zyrtarëve ukrainas.

Pas tërheqjes nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB që garantonte dërgesa të sigurta të grurit ukrainas përmes Detit të Zi, Rusia ka sulmuar vazhdimisht infrastrukturën e portit ukrainas, shkruan Reuters.

“Raketa goditi superstrukturën e një anijeje civile nën flamurin e Liberisë, në momentin e hyrjes së saj në port”, deklaroi komanda ushtarake jugore e Ukrainës në mesazhin Telegram.

Nga sulmi, një person u vra, tre anëtarë të ekuipazhit, qytetarë të Filipineve dhe një punonjës porti u plagosën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!