Ukraina pretendon se nga fillimi i luftës janë vrarë mbi 233 mijë ushtarë rusë

schedule16:31 - 8 Korrik, 2023

schedule 16:31 - 8 Korrik, 2023

Ukraina pretendon se që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë e deri më tani janë vrarë mbi 233 mijë ushtarë rusë.

Në një deklaratë nga Komanda e Forcave Tokësore thuhet se sot është dita e 500-të e luftës. “Këto janë 500 ditë të vështira, por janë një simbol i luftës tonë të përjetshme që kemi bërë për lirinë dhe unitetin tonë”, thuhet në deklaratë.

“Që nga fillimi i luftës e deri më tani, janë vrarë mbi 233 mijë kriminelë, gjithashtu janë shkatërruar më shumë se 4 mijë tanke (ruse), rreth 8 mijë automjete të blinduara, 4.346 sisteme artilerike, 315 avionë dhe 309 helikopterë, 410 sisteme të mbrojtjes ajrore të armikut, 3.666 mjete ajrore pa pilot, 1.271 raketa lundruese, 6.914 automjete, 619 mjete speciale dhe 18 anije”, thuhet në deklaratë.

Ministria ruse e Mbrojtjes nuk konfirmon të dhënat që Ukraina ka deklaruar lidhur me humbjet e ushtarëve në ushtrinë ruse.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!