Forcat ajrore të Ukrainës pretendojnë se kanë rrëzuar një tjetër avion luftarak rus – i treti në po aq ditë.
Sipas një njoftimi, gjuajtësi-bombardues Su-34 u rrëzua në “drejtimin lindor”, shkruan Sky News.
Ukraina pretendoi se kishte shkatërruar dy prej avionëve në një ditë të vetme.
“Sot, 29 shkurt, është një datë që ndodh një herë në katër vjet, por tashmë është një ditë e njohur për rusët me humbjen e një aeroplani tjetër”, shkruan forcat ajrore./abcnews.al