Kreu i zyrës së presidentit ukrainas, Andrii Yermak, thotë se ekipi i tij po përgatitet për një samit të ardhshëm të paqes në Arabinë Saudite.
“Ne vazhdojmë të përgatisim takimin e dytë në nivelin e këshilltarëve të sigurisë kombëtare dhe këshilltarëve politikë të udhëheqësve të shteteve në Arabinë Saudite,” shkroi ai në Telegram.
“Ajo do t’u kushtohet parimeve kyçe të paqes bazuar në Formulën e Paqes të Presidentit Volodymyr Zelensky.”
“Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me partnerët tanë,” shtoi ai, shkruan CNN.
Qëllimi i Kievit ishte të zgjerohej në samitin e parë të zhvilluar në Kopenhagë në qershor, duke rritur numrin e pjesëmarrësve për të përfshirë vende nga Azia, Afrika, Lindja e Mesme dhe Amerika Latine, u shpreh Yermak./abcnews.al