Eksperti i sigurisë Fatjon Softa komentoi në një bisedë për Faqja 4 në ABC News, komentoi planin e SHBA për ndarjen e Ukrainës, harta për të cilën u publikua nga The Times. Softa tha se konturohen idetë se mund të kemi ndryshime territorial, por që asnjë prej palëve nuk do të pranojë.
“Po konturohen idetë se mund të kemi ndryshime territoriale. Vendosja e një muri si muri i Berlinit është kthim në histori, po historitë nuk mund të përsëriten. Është një plan që nuk është shumë i qartë, po konturohet ideja që Rusia të mbajë 20 % të territorit të pushtuar tashmë në Ukrainë. Rusia kurrë nuk ka thënë se është në luftë më Ukrainë.” u shpreh Softa.
“Të parët që refuzuan ishin itailianët, deklaruan se nuk do jenë në mision paqeruajtës në Ukrainë. Por mesa duket Europa nuk është shumë e qartë në raport me SHBA. Janë dy skenare, një lufta ekonomike e cila tashmë duket shumë e afërt dhe raporti me Ukrainën në raport me Rusinë. Po kjo munnd te jetë situatë e paparashikuar, mund t’i japë motive Serbisë për të thënë unë e dua veriun e Kosovës.
Përmes disa kanaleve të komunikimit si ato në signal që u bënë të njohura ku për shkak të një gabimi një gazetar u bë pjesë e atij grupi, ku shpreheshin qëndrime për BE. Pra nuk është vetëm Ukraina, dhe muret e Berlinit nuk do jenë vetem në Ukrainë, por edhe mes SHBA e BE.
Harta e “The Times” është një situatë që nuk e di se sa dhe si do pranohet, Rusia ka kërkcënuar edhe vende të tjera që edhe pse u anëtarësuan i ka paralajmëruar se do i sulmojë, ndaj nuk do ndalojë Rusia, ka pretendime për të rimarrë ato që i konsideron territore të saj. Marrëveshje të tilla duhet të shtrihen për ndryshime globale të gjeopolitikave, kemi situatën në lindjen e mesme, cdo bëhet me Palestinën. Kemi Kinën që ka kohë që pretendon të marrë ishullin, do kemi përplasje ushtarake? Trump ka thënë që do marrë Groendlandën, pra janë pretendime që sjellin ndryshime të mëdha gjeopolitike.”- tha ai.
Po çfarë do të sjellë një dështim i negociatave SHBA-Rusi?
“SHBA nuk besoj se do jenë në të njëjtën politik Trump dhe Biden, është shprehur disa herë për Zelensky se sa herë që vjen nuk ikën pa parë euro. Por nëse do dështojë dhe nuk do kemi armëpushim, apo paqe do ishte një dështim i asaj që e kishte kalë beteje. Forcimi ekonomise dhe pushimi i luftës në Ukrainë ishin kale beteje për Trump.” -përfundoi Softa.

