Bjellorusia, aleat i ngushtë rus dhe fqinj i Ukrainës në veri të saj, ka nisur stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë. Kjo lëvizje është shkak potencial për alarm në Ukrainë, sipas skynews.
Ministria bjelloruse e mbrojtjes tha se stërvitjet përfshinin testimin e mjeteve të ushtrisë së saj për gatishmërinë luftarake, por shtoi se stërvitja nuk përbën kërcënim për fqinjët.
Ukraina nga ana tjetër nuk ka përjashtuar mundësinë e përfshirjes së trupave bjellorusë në luftë.
“Ne nuk përjashtojmë që Federata Ruse mund të përdorë territorin e Bjellorusisë, Forcat e Armatosura të Republikës së Bjellorusisë, kundër Ukrainës. Prandaj, ne jemi gati,” tha zëdhënësi Andriy Demchenko.
/abcnews.al