Ukraina tha se nuk është në dijeni për një mision paqeje që përfshin Vatikanin për të zgjidhur konfliktin me Rusinë.
“Presidenti Zelensky nuk ka rënë dakord për ndonjë diskutim të tillë në emër të Ukrainës”, tha një zyrtar ukrainas pranë zyrës presidenciale për CNN.
“Nëse bisedimet po ndodhin, ato po ndodhin pa dijeninë tonë apo bekimin tonë”.
Zyrtari hodhi poshtë çdo deklaratë të tij pasi Papa Françesku u tha gazetarëve të dielën se Vatikani është pjesë e një misioni për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. “Misioni ynë po vazhdon, por nuk është ende publik,” tha ai pas një udhëtimi tre-ditor në Hungari.
Javën e kaluar, kryeministri ukrainas Denys Shmyhal u takua me Papa Françeskun në Vatikan dhe tha se ai kishte diskutuar një “plan paqeje” të paraqitur nga Zelensky dhe e ftoi Papën të vizitonte Ukrainën.
/abcnews.al