Ukraina nënshkruan një marrëveshje sigurie me Bashkimin Europian

schedule14:45 - 27 Qershor, 2024

schedule 14:45 - 27 Qershor, 2024

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi një marrëveshje sigurie me Bashkimin Europian në samitin që po zhvillohet në Bruksel.  Sipas informacioneve, Volodymyr Zelenskiy, Charles Michel dhe Ursula von der Leyen nënshkruaan marrëveshjen me Ukrainën.

BE nisi bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën të martën në Luksemburg, dy vjet pasi vendi mori statusin për kandidat në qershor 2022.

“Ne e kemi pritur këtë, një periudhë të gjatë kohore”, tha Zelensky, duke falënderuar BE-në për miratimin e saj.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, tha në një takim me presidentin e Ukrainës se “ne e dimë dhe e kuptojmë se çfarë është në rrezik, ne jemi shumë të impresionuar nga lidershipi juaj”.

Vetë presidenti ukrainas tha se është “mirënjohës” që Europa ka ruajtur unitetin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!