Ligji, i cili u miratua nga parlamenti një vit më parë, përcakton gjithashtu kushtet për marrjen e një leje të veçantë për importin e librave në gjuhën ruse nga vendet e treta, raporton Reuters.
Zyra e Zelenskiy njoftoi se ligji “do të forcojë mbrojtjen e hapësirës kulturore dhe informative të Ukrainës nga propaganda ruse anti-ukrainase”.
Agjencia raporton se ajo që qeveria e vendit e përshkruan si një “proces derusifikimi” është në punë në Ukrainë, duke argumentuar se “është e nevojshme të zhbëhet politika shekullore që synon të thyejë mentalitetin ukrainas“.
“Unë besoj se ligji është i saktë”, shkroi Zelensky në Telegram./abcnews.al