Ukraina mohon sulmin në depon e naftës së Rusisë

schedule19:22 - 1 Prill, 2022

schedule 19:22 - 1 Prill, 2022

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha se nuk mund të konfirmonte apo mohonte se Ukraina sulmoi një depo nafte në Rusi.

Zyrtari më i lartë i sigurisë i Ukrainës ka shkuar më tej, duke mohuar se forcat ukrainase ishin pas sulmit, raporton BBC, përcjell abcnews.al.

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Ukrainës, Oleksiy Danilov, i tha televizionit kombëtar: “Për disa arsye ata thonë se ne e bëmë, por sipas informacioneve tona kjo nuk korrespondon me realitetin”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!