Ukraina ka marrë në kontroll të gjithë rajonin e Kharkiv të martën, duke ngritur flamuj në qytetet dhe fshatrat e pushtuara nga trupat ruse për gjashtë muaj dhe duke rimarrë zonat e pushtuara nga Moska në ditën e parë të pushtimit të Vladimir Putin, shkruan The Guardian.
Shërbimi kufitar shtetëror në Kiev tha se kishte çliruar qytetin e Vovchansk, disa kilometra larg kufirit ndërkombëtar. Ushtarët rusë u larguan të dielën, pas kundërofensive mahnitëse të Ukrainës.
This video published by Ukraine’s State Border Guard Service shows the Ukrainian military in Vovchansk, a recently liberated city in Kharkiv Oblast less than 20 kilometers away from the Ukrainian-Russian border on Sept. 13. pic.twitter.com/h8yQAmtdOo
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) September 13, 2022
Në harkun kohor të pak ditëve Ukraina ka marrë më shumë se 6000 km katrorë territo , duke përfshirë zonat në jug të vendit ku po vazhdon një kundërofensivë e veçantë për të rimarrë qytetin e Khersonit.
Forcat ruse janë kthyer në lindje të lumit Oskil, rreth 10 milje nga qyteti i sapoçliruar i Izium. Qyteti u shkatërrua pothuajse tërësisht dhe më shumë se 1000 banorë u vranë gjatë pesë muajve të okupimit dhe në luftimet e fundit, thotë Kievi.
Shtetet e Bashkuara thanë se e kishin ndihmuar Ukrainën në luftën kundër strategjive të mundshme kundërsulmuese në javët para sulmit në provincën Kharkiv.
Sipas Institutit për Studimin e Luftës, ushtria ruse është tërhequr nga bregu i djathtë (veri/perëndim) i lumit Dnieper, duke braktisur praktikisht një pozicion jashtë qytetit jugor të Khersonit.
Trupat e demoralizuara nga e ashtuquajtura Republika Popullore e Donetskut janë tërhequr gjithashtu nga fshati Kyselivka, duke lënë pas vetëm katër automjete, tha ai.
Kyselivka është strategjikisht i rëndësishëm për forcat ruse dhe 15 km në veri-perëndim të Khersonit. Ushtarët rusë që mbrojnë qytetin janë izoluar pasi Ukraina shkatërroi të katër urat mbi lumin e gjerë Dnieper.
Rrethinat veriperëndimore të Khersonit janë të ekspozuara ndaj një kundërsulmi ukrainas.
/abcnews.al