Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka mbështetur deklaratën e zëvendëspresidentes amerikane Kamala Harris se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit në vendin e tij.
Kuleba, i cili po merr pjesë gjithashtu në Konferencën e Sigurisë së Mynihut së bashku me Harris dhe liderë të tjerë botërorë, tha se Moska “krijoi një luftë gjenocidale” sepse mendonte se ukrainasit nuk e meritojnë të ekzistojnë si një komb sovran.
“Gjithçka që buron nga kjo janë krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe mizori të tjera të ndryshme të kryera nga ushtria ruse në territorin e Ukrainës”, tha ai.
/abcnews.al