Ukraina kritikon Gjermaninë për furnizimin me armë: Nga se keni frikë?

schedule15:13 - 13 Shtator, 2022

schedule 15:13 - 13 Shtator, 2022

Ministri i jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka kritikuar Gjermaninë për furnizimin me armë. Ai u shpreh se injorimi për të mos dërguar tanket Leopard dhe mjetet luftarake Marders ka zhgënjyer vendin e tij, ndërsa tha se kishte dëgjuar prej Gjermanisë vetëm justifikime abstrakte dhe frikë, sipas The Guardian.

Kur forcat ruse pushtuan Ukrainën për herë të parë, kancelari gjerman, Olaf Scholz, njoftoi një kthesë historike 180 gradë mbi shpenzimet e mbrojtjes dhe dërgimin  e armëve vdekjeprurëse në angazhimin për të dërguar raketa dhe armë antitank për të ndihmuar Ukrainën të mbrohej kundër agresionit rus.

Por gjashtë muaj më vonë, shumë nga ato armë nuk janë dërguar ende.

Sinjale zhgënjyese nga Gjermania, ndërkohë që Ukraina ka nevojë për Leopardët dhe Marders tani – për të çliruar njerëzit dhe për t’i shpëtuar ata nga gjenocidi.

Asnjë argument i vetëm racional se pse këto armë nuk mund të furnizohen, vetëm frika dhe justifikime abstrakte.

Nga se i frikësohet Berlini, që Kievi nuk po frikësohet?” shkroi ai ne Twitter.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!