Ukraina: Kompromisi me Kremlinin sot do të kthehet në një agresion edhe më të ashpër nesër

schedule15:19 - 24 Gusht, 2022

schedule 15:19 - 24 Gusht, 2022

Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës ka lëshuar një deklaratë pasi vendi shënoi ditën e sotme 31 vjetorin e pavarësisë. Në deklaratën e saj, ministria përshkroi se si vendi “u shkëput nga e kaluara sovjetike dhe vazhdoi me përcaktimin e fatit të vendit” pikërisht në këtë ditë, sipas skynews.

Megjithatë, më 24 shkurt, trimëria u bë “atributi i markës kombëtare bashkëkohore” të Ukrainës, ndërsa luftoi kundër një shteti aggressor në tokë, në ajër dhe në det. Ministria falënderoi vendet perëndimore për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe bëri thirrje që kriminelët rusë të luftës të dënohen.

“Të gjitha kombet, të interesuara për rivendosjen e paqes së qëndrueshme dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, duhet të bëjnë përpjekjet e tyre për të sjellë para drejtësisë të gjithë kriminelët e luftës rusë dhe liderët politikë të Rusisë për kryerjen e krimeve të tmerrshme të luftës që sollën vuajtje për popullin ukrainas dhe kërcënuan sigurinë globale”, tha ministria ukrainase.

Në deklaratën e ministrisë e mbrojtjes thuhet se mësimi i vitit 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë, nxorri në pah se “kompromisi me Kremlinin sot do të kthehet në agresion edhe më brutal nesër”.

 /abcnews.al