Ukraina “kërcënon” edhe Shqipërinë/ Rivalët synojnë të shlodhen sa më shumë para duelit, në dispozicion të trajnerit Rebrov të njëjtët lojtarë

schedule17:16 - 18 Nëntor, 2024

schedule 17:16 - 18 Nëntor, 2024

Kundërshtari I Shqipërisë ka vendosur të mos vonohet.

Ekipi përfaqësues I Ukrainës ka udhëtuar shumë shpejt nga Tbilisi drejt Tiranë, dhe ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar, për t’u shlodhur sa më shumë, dhe për të qenë sa më shumë gati për ndeshjen e kësaj të marte.

Trajneri Sergej Rebrov ka me vete 24 lojtarë, po aq sa kishte në Gjeorgji, ndërsa objektivi I vetëm për të në “Arenën Air Albania” është fitorja.

Ukrainasit padyshim që kanë lodhje dhe lojtarë në dyshim pas duelit të fortë të së shtunës, ndërsa Rebrov duhet të përballojë edhe kritikat për paraqitjen e ekipit të tij.

Sipas mediave ukrainase, kombëtarja nuk luajti aspak mirë në Tbilisi, dhe u ndihmua nga moti me shi si dhe nga autogoli I vendasve, ndërsa pritej fitorja.

Gjithsesi, njëri nga lojtarët kryesorë, Dovbik I Romës, iu është përgjigjur kritikave duke thënë se asnjë kundërshtar nuk mund të mundet duke luajtur me një këmbë.

Gjithsesi, Rebrov pritet të luajë njësoj si në sfidën e kaluar në Gjeorgji, me mbrojtje të fortë dhe me kundërsulm, ndërsa objektivi I vetëm real është vendi I dytë që do t’i jepte mundësi të luante në plej of për t’u ngjitur në Nivelin A të Ligës së Kombeve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!