“Ukraina” kalon në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, miratohet propozimi i Shqipërisë dhe SHBA-së

schedule22:33 - 27 Shkurt, 2022

schedule 22:33 - 27 Shkurt, 2022

Rezoluta e propozuar SHBA dhe Shqipëria ku kërkohej që Moska të ndalonte menjëherë agresionin e saj kundër Ukrainës dhe të tërhiqte të gjitha trupat e saj ushtarake, ndonëse nuk u miratua në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për shkak të vetos së Rusisë, ka marrë mbështetje të plotë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, shkruan ministrja e Jashmte Olta Xhaçka.

Miratim i fuqishëm i rezolutës së propozuar nga Shqipëria dhe SHBA. Sesioni Special i Emergjencës i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u mbështet nga 11 anëtarë të OKB-së. Edhe një herë Rusia u izolua. Bota nuk do të heshtë”, shkruajti Xhaçka.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi për dërgimin e çështjes së Ukrainës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për një seancë të posaçme urgjente për shkak të bllokimit të anëtarëve të përhershëm në këshill.

Votimi ishte procedural, duke mos u kërcënuar nga një veto tjetër.  Rusia vuri veton ndaj një rezolute të SHBA për të dënuar Moskën për pushtimin e Ukrainës. Franca gjithashtu ka paraqitur një rezolutë në lidhje me çështjet humanitare për shqyrtim nga këshilli.

Një ditë më parë Rusia i vendosi veton rezolutës të paraqitur nga SHBA dhe Shqipëria. 11 nga 15 shtetet anëtare të Këshillit të sigurimit votuan pro tekstit, Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe abstenuan ndërsa Rusia si anëtare e përhershme e këtij forumi votoi kundër. Një votë ‘jo’ nga ndonjë prej pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit bllokon çdo projekt rezolute.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!