Ukraina i cilëson bisedimet në Jeddah produktive, reagon Rusia

schedule12:51 - 7 Gusht, 2023

schedule 12:51 - 7 Gusht, 2023

Një zyrtar i lartë ukrainas tha se bisedimet në Arabinë Saudite për të ecur përpara drejt një zgjidhjeje paqësore të luftës me Rusinë kishin qenë produktive.

Megjithatë, Moska e quajti takimin një përpjekje “për të zhvendosur Jugun Global në mbështetje të Kievit”.

Më shumë se 40 vende, përfshirë Kinën, Indinë, Shtetet e Bashkuara dhe vendet europiane, por jo Rusinë, morën pjesë në bisedimet e Jeddah që përfunduan të dielën.

Ukraina dhe aleatët e saj i quajtën bisedimet një përpjekje për të siguruar mbështetje të gjerë ndërkombëtare për parimet që Kievi dëshiron të jenë baza për paqen, duke përfshirë tërheqjen e të gjitha trupave ruse dhe kthimin e të gjithë territorit ukrainas nën kontrollin e saj.

Duke folur për bisedimet në Jeddah, shefi i stafit të presidentit Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak tha në një deklaratë: “Ne patëm konsultime shumë produktive mbi parimet kryesore mbi të cilat duhet të ndërtohet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme”.

Por zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se takimi ishte “një reflektim i përpjekjes së Perëndimit për të vazhduar përpjekjet e kota dhe të dënuara” për të mobilizuar Jugun Global pas pozicionit të Zelenskyt.

Zyrtarët evropianë kanë thënë se pjesëmarrësit kanë planifikuar të krijojnë grupe pune për të adresuar problemet specifike të ngritura nga lufta.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!