Ukraina humb 40 për qind të territorit që kontrollonte në Kursk

schedule16:18 - 23 Nëntor, 2024

schedule 16:18 - 23 Nëntor, 2024

Ukraina ka humbur mbi 40 për qind të territorit në rajonin Kursk të Rusisë, kontrollin e të cilit e pati fituar përmes një inkursioni të befasishëm në gusht, ka thënë një burim brenda ushtrisë ukrainase.

Burimi, i cili është në Shtabin e Përgjithshëm të Ukrainës, tha se Rusia ka angazhuar rreth 59.000 trupa ushtarake në rajonin e Kurskut prej inkursionit ukrainas, i cili e pati zënë Moskën të papërgatitur pas dy vjetësh e gjysmë të nisjes së luftës në Ukrainë.

“Në fillim kemi pasur kontrollin e 1.376 kilometrave katrorë, tani ky territor është natyrisht më i vogël. Armiku është duke shtuar kundërsulmet. Tani kontrollojmë diku rreth 800 kilometra katrorë. Ne do ta mbajmë këtë territor për aq kohë sa është e përshtatshme ushtarakisht”, ka thënë ky burim.

Ofensiva në Kursk pati shënuar herën e parë, prej Luftës së Dytë Botërore, të nisjes së një pushtimi tokësor në Rusi nga një forcë e huaj.