Ushtria ukrainase ka goditur një terminal nafte dhe nënstacion elektrik në Rusinë perëndimore, i fundit n një seri sulmesh ajrore ndërkufitare nga forcat ruse dhe ukrainase.
Sektori i mbrojtjes thotë se dronët kishin kryer sulme të suksesshme në një terminal nafte në rajonin Belgorod dhe një nënstacion elektrik në rajonin e Lipetsk.
Ditën e djeshme, Ukrainas sulmoi qytetin e Belgorodit, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën 15 të tjerë. /abcnews.al