Ukraina: Forcat ruse nisin ofensivën në Donbas

schedule10:33 - 11 Prill, 2022

schedule 10:33 - 11 Prill, 2022

Forcat ruse kanë filluar ofensivën në rajonin lindor të Donbasit, sipas një zyrtari ukrainas, duke paralajmëruar se Rusia vazhdon të grumbullojë forcat, shkruan CNN.

Vadym Denysenko, një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës, tha: “Nga këndvështrimi im,  ofensiva e madhe në Ukrainën lindore tashmë ka filluar”. “Duhet të kuptojmë se nuk do të jetë përsëritja e 24 shkurtit, kur filluan sulmet dhe shpërthimet e para ajrore dhe ne thamë: “Lufta ka filluar”. Ofensiva e madhe de-fakto tashmë ka filluar”.

Gjatë ditëve të fundit, zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë thanë se kanë  vëzhguar lëvizjen e trupave ruse në Donbas pas pengesave të shumta për Moskën në një përpjekje për të marrë Kievin.

“Rusët po ripoziciojnë forcat e tyre,” tha Denysenko. “Ata vazhdojnë të ridislokojnë trupat dhe pajisjet e tyre në rajonet e Donetsk dhe Luhansk.

“Ende nuk janë zhvilluar beteja të mëdha por mund të themi se ofensiva tashmë ka filluar”.

Por Denysenko tha se janë raportuar shpërthime gjatë natës në  rajonin e Dnipropetrovsk dhe në Kharkiv. Serhii Haidai, kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhanskut të Ukrainës, tha se autoritetet ukrainase po organizonin  evakuimin e civilëve në Donbas, duke shtuar se më shumë trena evakuimi nga Luhansk dhe Donetsk janë planifikuar të nisen me 11 prill.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!