Ukraina fiton miqësoren ndaj Empolit

schedule08:01 - 18 Maj, 2022

schedule 08:01 - 18 Maj, 2022

Rreth 1000 persona në stadiumin Castellani për ndeshjen miqësore mes Empolit dhe kombëtares së Ukrainës.

Një fanellë e madhe e verdhë në tribunat e Maratonës, pikërisht përballë tribunës qendrore , qindra postera me flamurin verdheblu të Ukrainës dhe brenda tyre shkruhej “Së bashku më të fortë”.

Kështu prezantohet stadiumi i Empolit për ndeshjen e cila ka një aspekt të dobishëm dhe solidar, duke qenë se të ardhurat do t’i dhurohen popullatës së kombit të sulmuar nga ushtria ruse dhe një aspekt rreptësisht sportiv. Në fakt, kombëtarja e Ukrainës po përgatitet për ndeshjet e play-off në Kupën e Botës ndaj Skocisë.

Kombëtarja e Ukrainës luajti me një fanellë speciale me mbishkrimin “Të bashkuar për Ukrainën”, i rrethuar me një perimetër që gjurmon kufijtë e vendit të ngjyrosur me të gjithë flamujt evropianë.

Rezultati përfundimtar ishte 3-1 për Ukrainën, ku golat u shënuan nga Yaremchuk, Karalev, Pikhalonok dhe La Mantia./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!