“Ukraina e braktisur në këtë tragjedi”, Mustafaj: Rusia mund të fitojë një betejë, por jo luftë

schedule19:54 - 22 Shkurt, 2022

schedule 19:54 - 22 Shkurt, 2022

Diplomati Besnik Mustafaj nga studioja e “Radarit Informativ” në Abc ka deklaruar se Rusia mund të fitojë një betejë ndaj Ukrainës, por jo luftën. Sipas tij Rusia nuk e mban dot një luftë afatgjatë me sanksionet që ka marrë së fundmi. Kjo edhe për shkak se sipas diplomatit Rusia ka një prodhim të brendshëm bruto më të vogël sesa Spanja.

Europianët s’e morën shumë seriozisht paralajmërimin për ndërhyrje me 16 shkurt, s’ndryshon gjë punë ditësh. SHBA-të ishin të paralajmëruara për një sulm nga Moska dhe kjo po vërtetohet. Dimensionet e këtij sulmi mbeten për t’u parë ende. Rusia mund të fitojë një betejë por s’e fiton një luftë me Ukrainën për njëmijë arsye. Me sanksionet që ka tani s’e mban  dot Rusia një luftë afatgjatë. Rusia ka një prodhim të brendshëm bruto më të vogël sesa Spanja. Një ekonomi  e tillë është një ekonomi që s’mund të mbahet gjatë”, tha ai.

Sipas Mustafajt nuk parashikohen ndërhyrje ushtarake të NATO-s në Ukrainë, megjithatë theksoi se nuk ka paralajmërime për veprime të tilla.

Europa s’mund të zihet gafil. Fjala nuk nuk ekziston. Nuk shoh të parashikohet ndërhyrje ushtarake. Po të shohim ndërhyrjet e Natos dhe Amerikës në Afganistan dhe Irak, në këtë kuptim po them se nuk jemi në paralajmërime nga Nato as nga SHBA se do ketë ndërhyrje. Zelenski, Ukraina është e braktisur në këtë tragjedi, e dinë pasojën e braktisjes por ajo që raportoi dhe Linda Karadaku është një frymë shumë e madhe mobilizimi i popullsisë”, shtoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!