Kievi po planifikon të rrisë prodhimin e dronëve me rreze të gjatë veprimi që mund të godasin objektivat brenda Rusisë”. Kështu u shpreh zëvendëskryeministri i Ukrainës, Mykhailo Fedorov, shkruan Sky News.
Qeveria ukrainase ndau rreth 2.5 milionë dollarë për kompanitë fillestare të teknologjisë ushtarake vitin e kaluar, me një rritje të dhjetëfishuar të financimit të planifikuar këtë vit.
Industria e prodhimit të dronëve në Ukrainë përbëhet kryesisht nga kompani private.
Dhjetë kompani prodhojnë drone të aftë për të arritur në Moskë dhe Shën Petersburg, vetëm njëra prej të cilave është në pronësi të shtetit.
“Kategoria e dronëve kamikaze me rreze të gjatë është në rritje, me një distancë prej 300, 500, 700 dhe 1000 kilometrash. Dy vjet më parë, kjo kategori nuk ekzistonte fare…”, theksoi Fedorov./abcnews.al