“Ukraina do të përballet me dimrin më të ftohtë në dekada”

schedule07:29 - 29 Gusht, 2022

schedule 07:29 - 29 Gusht, 2022

Rusia mund të synojë infrastrukturën e gazit të Ukrainës për të ulur më tej furnizimet e saj me gaz në Evropë, ka deklaruarkKryetari i Bordit të Naftogaz Yuriy Vitrenko në një intervistë me The Guardian.

Sipas tij, ukrainasit ka të ngjarë të përjetojnë dimrin më të ftohtë në dekada, pasi temperaturat e brendshme do të vendosen midis 17-18 gradë Celsius, që është rreth katër gradë më e ulët se normalja. Vitrenko rekomandoi që njerëzit të mbanin batanije dhe rroba të ngrohta kur temperaturat e jashtme bien deri në -10 gradë Celsius.

Sipas Vitrenko, sezoni i ngrohjes do të fillojë më vonë dhe do të përfundojë më shpejt.

Situata do të varet nga aleatët ndërkombëtarë të Ukrainës që do të japin fonde për blerjen e 4 miliardë metra kub gaz natyror, si dhe nga faktorë të ndryshëm të paparashikueshëm, si Rusia që shkatërron infrastrukturën e gazit ose ul më tej furnizimet e saj me gaz në Evropë.

“Pa mbështetjen financiare perëndimore ne do të na mungojë gazi dhe kjo do të thotë se do të kemi rreziqe vërtet të larta për rënien e sistemit energjetik. Pa importet e gazit, do të ketë ndërprerje në pjesë të mëdha të Ukrainës. Për sa i përket ngrohjes, nëse nuk i kemi këto 2 miliardë cbm gaz, atëherë do të thotë që disa nga familjet nuk do të kenë ngrohje të mjaftueshme… kështu që do të jetë vërtet shumë ftohtë”, vuri në dukje Vitrenko.

Ukraina prodhon rreth 60% të gazit që i nevojitet brenda vendit dhe pjesën tjetër e importon nga vendet e BE-së me çmimet e tregut. Në vitin 2014, vendi pushoi së bleri gaz natyror nga Rusia drejtpërdrejt.

Ukraina ka nevojë të importojë rreth 10 miliardë metra kub gaz natyror. Sipas Vitrenkos, aleatët e Ukrainës e kuptojnë nevojën, por ai nuk mund të jetë i sigurt se Ukraina do të marrë fondet, sepse”është shumë e vështirë të kesh besim gjatë një lufte. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!