Ukraina do të luajë ndeshjen e parë që pas pushtimit nga Rusia

schedule14:32 - 29 Prill, 2022

schedule 14:32 - 29 Prill, 2022

Kombëtarja ukrainase do të luajë një ndeshje miqësore në Gjermani përpara ndeshjes play-off të Kupës së Botës kundër Skocisë.

Borussia Monchengladbach do të presë Ukrainën më 11 maj, ku të gjitha fitimet nga loja do të shkojnë për qëllime bamirësie për popullin ukrainas.

Të gjithë qytetarët ukrainas do të kenë hyrje falas në stadium.

Skuadra e Ukrainës nuk ka luajtur që nga fitorja 2-0 jashtë vendit ndaj Bosnje-Hercegovinës në nëntor, e cila siguroi vendin e saj në play-off të Kupës së Botës.

Play-off kundër Skocisë ishte menduar të zhvillohej më 24 mars, por është shtyrë për më shumë se dy muaj pasi Rusia pushtoi Ukrainën atë ditë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!