Ukraina po planifikon të tregojë pajisje ushtarake të shkatërruara ruse në Varshavë, Berlin, Lisbonë dhe qytete të tjera në Evropë.
Këtë e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes i Ukrainë,s Oleksii Reznikov = në një intervistë për kanalin televiziv polak Polsat Neës.
Sipas ministrit, largimi i Putinit nga pushteti në Rusi nuk do t’i japë fund luftës në Ukrainë, pasi jo vetëm një person në Rusi “e urren Ukrainën”. Ai tha se i gjithë Kremlini po ndjek një politikë perandorake dhe gjeneralët rusë duan të shohin tanket e tyre në Lisbonë.
“Dhe ne do të ndihmojmë që tanket ruse të jenë në Evropë, por si mbetje. Ne planifikojmë të mbajmë ekspozita të pajisjeve ruse të shkatërruara. Do të fillojmë me Varshavën, dhe më pas Berlinin, Parisin, Madridin dhe në fund Lisbonën”, tha Reznikov.
Kur u pyet për shkëmbimin e robërve të luftës, Reznikov vuri në dukje se ekziston mundësia e lirimit të ushtarëve ukrainase. Sipas tij, rusët tani po i përmbahen konventës për trajtimin human të robërve të luftës, por nuk dihet nëse kjo do të vazhdojë.
Reznikov theksoi se Ukraina është duke negociuar lirimin e mbrojtësve të Azovstal.