Ukraina dhe Evropa “në pritje” të bisedimeve Trump-Putin

schedule11:12 - 18 Mars, 2025

schedule 11:12 - 18 Mars, 2025

Presidenti Amerikan Donald Trump po vijon më tej me përpjekjet e tij këtë të martë për ti dhënë fund luftës në Europën Lindore. Kreu I Shtëpisë së Bardhë po zhvillon një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin, një bisedë telefonike kjo e paralajmëruar.

Kremlini njoftoi këtë të martë se biseda telefonike që ka nisur tashmë që prej drekës do të zgjasë deri pasdite. Donald Trump një ditë më parë informoi mbarë botën se me Vladimir Putin do të diskutonte armëpushimin 30 ditor, fundin e luftës , çështjet territorial si dhe ndarjen e termocentraleve.

Ukraina e ka pranuar tashmë një plan të propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një armëpushim 30 ditor dhe sipas asaj që ka deklaruar Washingtoni topi është në fushën e Rusisë.

I dërguari i Presidentit Rus Vladimir Putin për bashkëpunim ndërkombëtar në aspektin ekonomik Kirill Dmitriev i cili ishte edhe pjesë e delegacionit rus në bisedimet SHBA – Rusi në Arabinë Saudite deklaroi se Moska do ti paraqesë Washingtonit  në telefonatën Trump – Putinn edhe mundësinë e një marrëveshje për mineralet e tyre të rralla me vlerë.

Donald Trump kishte kërkuar më herët që një marrëveshje të tillë ta arrinte me Ukrainën në këmbim të ndihmës ushtarake që Washingtoni po I jep Kievit zyrtar. Marrëveshja e cila ishte e gatshme për tu nënshkrua përgjatë vizitës se Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë nuk u nënshkrua për shkak të përplasjes mes dy Trump dhe Presidentit Ukrainas.

Në bisedën telefonike të kësaj të marte mes Trump dhe Putin po diskutohet territri I pushtuar I Ukrainës. Washingtoni e ka bërë të qartë se Ukraina nuk mund ti kthehet kufinjëve të saj të vitit 2014 e ndoshta as atyre të vitit 2022.

Nga ana tjetër Rusia ka deklaruar se për ti dhënë fund kësaj lufte kërkon një sere zotimesh nga komuniteti ndërkombëtar duke nisur që nga zotimi se Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO e për të vijuar deri tek njohja ndërkombëtare e territoreve që ajo ka pushtuar në Ukrianë.

Moska ka refuzuar gjithashtu garancitë e sigurisë për Ukrianën duke thënë se nuk mund të ketë ushtarë të huaj pranë kufinjëve të tij.

Donald Trump deklaroi një ditë më parë se ka pasur përparime në negociatat me Rusinë për ti dhënë fund në Ukrainë. Kreu I Shtëpisë së Bardhë tha se shpreson që pas telefonatës me Putin të jap lajme të mira duke iu referuar kështu marrëveshjes për një armëpushim 30 ditor.

Nga ana tjetër Ukraina dhe Perëndimi kanë deklaruar se sjelljet e vazhdueshme të Vladimir Putin e kanë treguar qartësisht se Rusia nuk kërkon ti jap fund kësaj lufte, por ta përshkallëzoje atë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!