Ukraina dhe Danimarka nënshkruajnë marrëveshje sigurie

schedule15:56 - 23 Shkurt, 2024

schedule 15:56 - 23 Shkurt, 2024

Danimarka dhe Ukraina kanë nënshkruar një marrëveshje sigurie, tha Volodymyr Zelensky.

Në një deklaratë në X, udhëheqësi ukrainas tha se marrëveshja”konfirmoi mbështetjen e palëkundur të Danimarkës për popullin ukrainas dhe përfshin të paktën 1.8 miliardë euro ndihmë për këtë vit.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen takoi Zelenskyy sot në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv. Udhëheqësit vizituan një varrezë dhe bënë homazhe për ushtarët e rënë.

Kievi i cilëson marrëveshjet si angazhime të partnerëve përpara se të arrijë qëllimin e tij për t’u bërë anëtare e NATO-s.

Danimarka, një anëtare e NATO-s dhe BE-së, është një mbështetëse e vendosur e Ukrainës dhe është ndër donatorët më të mëdhenj të ndihmës ushtarake për vendin, në raport me madhësinë e saj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!