Ushtria ukrainase ka pohuar se Rusia po pengon punëtorët dhe të afërmit e tyre të largohen nga Zaporizhzhia, pavarësisht se ka organizuar largimin e tyre nga termocentrali.
Ka pasur paralajmërime të shumta se sa e rrezikshme ka qenë situata në termocentral që nga pushtimi vitin e kaluar. Megjithatë situata duket më e komplikuar se sa mendohej. Në përditësimin e tyre të përditshëm të mërkurën në mëngjes, shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës tha:
“Në Enerhodar, pushtuesit rusë organizuan një të ashtuquajtur “evakuim” për anëtarët e familjes së punonjësve të centralit bërthamor të Zaporizhzhia.
Megjithatë, punonjësit e termocentralit nuk janë lejuar të largohen nga qyteti.”
/abcnews.al