Sipas prokurores së përgjithshme Iryna Venediktova, deri më tani po hetohen 11, 000 raste për krime lufte dhe 40 të dyshuar, shkruan The Guardian.
We have over 11000 ongoing cases of war crimes and already 40 suspects. I am confident that in the nearest future we will see other cases being transferred to courts and perpetrators appearing before judges. We will ensure that these cases are brought to their logical end. pic.twitter.com/xnkLC6G5vy
— Iryna Venediktova (@VenediktovaIV) May 13, 2022
“Jam e bindur se në të ardhmen e afërt do të hetohen edhe çështje të tjera dhe autorët do të dalin para drejtësisë”.
Komentet e saj erdhën pasi në Kiev u mbajt gjyqi i parë për krimet e luftës që nga fillimi i pushtimit në shkurt.
Vadim Shysimarin, një komandant i divizionit të tankeve Kantemirovskaya, akuzohet se ka qëlluar për vdekje një burrë të paarmatosur me biçikletë, pasi u urdhërua “të vriste një civil në mënyrë që ai të mos i raportonte te ushtarët ukrainas”, sipas prokurorëve.
/abcnews.al