Zërat e merkatos: “Dhuratat” për Skënderbeun, situata e Telushit dhe Toshevksi

schedule08:15 - 23 Qershor, 2021

schedule 08:15 - 23 Qershor, 2021

Tirana ende nuk ka zyrtarizuar asnjë lojtar, por sërish është në qendër të merkatos së saj. në organikë ka disa lojtarë të spikatur dhe skuadrat jashtë vendit e shohin Tiranën si një market cilësor. Panorama Sport raporton se një nga lojtarët e 25 herë kampionëve është në shënjestrën e hungarezëve të Ujpest.

Bëhet fjalë për Kristijan Toshevskin. Skuadra e njohur luan në Europa League sezonin e ardhshëm dhe për 27-vjeçarin do ishte një mundësi shumë e mirë. Ai ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm me Tiranën dhe hungarezët do duhet të paguajnë për të blerë kartonin e tij.

 

Bruno Telushi, i kthyer nga Azerbajxhani ku luajti sezonin e fundit, prej javësh ishte në bisedime me Vllazninë. Ky transferim u anulua në momentin e fundit dhe arsyet e aluduara ishin disa. Për të mbyllur çdo dyshim për të njëjtën gazetë ka folur drejtori i Vllaznisë, Matko Djarmati, që sqaron gjithçka.

“Kemi diskutuar gjatë me Bruno Telushin dhe VVllaznia vendosi të plotësojë gjithë kushtet e vendosura nga ai. Pra çdo gjë që ka kërkuar, por në fund ai tha se ka vendosur të mos vijë në Shkodër për arsye personale. Kjo është e vërteta e bisedimeve me mesfushorin”, tha Djarmati.

 

Shkëndija, duke shfrytëzuar marrëdhëniet e mira më Skënderbeun solli vitin e shkuar në huazim portierin Bekim Rexhepi dhe mbrojtësin Laert Sadriu. Të dy rezultuan afrime të goditura dhe bajtën peshë të madhe në skuadër, që shmangu rënien falë një pjese të dytë të sezonit super nën drejtimin e Memellit.

Megjithëse, Skënderbeu kishte mundur të zgjaste edhe një vit qëndrimin e dyshes, negociatat kanë marrë tjetër rrjedhë dhe klubi korçar ka mundur të sigurojë shërbimet e Rexhepit dhe Sadriut. Akordi mes klubeve është arritur dhe pritet vetëm finalizimi i detajeve të kontratave të lkojtarëve, që do jetë 3-vjeçare. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!