Ujku evropian mund të zhduket për shkak të rritjes së numrit të ujqërve hibridë

schedule08:28 - 29 Mars, 2024

schedule 08:28 - 29 Mars, 2024

Rritja e numrit të ujqërve hibridë në Evropë kërcënon ta sjellë ujkun evropian, si një kafshë e egër, gjenetikisht e ndryshme, në rrezik zhdukjeje.

Ujqërit hibridë janë speciet e krijuara nga kryqëzimi i ujqërve dhe qenve.

Gjatë dy dekadave të fundit, popullata e ujqërve në Evropë thuhet se është shkatërruar, ndërsa hibridet e ujqërve, megjithëse nuk janë një fenomen i ri, nuk ishin studiuar mirë deri vonë, kur përparimet në gjenetikë bënë të mundur vërtetimin e ekzistencës së tyre.

Ekspertët shpjegojnë se ekziston mundësia që ata të vijnë më shumë në konflikt me njerëzit, duke dëbuar ujqërit me gjak të pastër nga habitati i tyre ose duke reduktuar qëndrueshmërinë e pasardhësve të ardhshëm, duke penguar përpjekjet për të ringjallur popullsinë e ujqërve të Evropës, shkruan Guardian.

Luigi Bottani, një ekspert kryesor italian për ujqërit, thotë se në disa rajone hibridet janë bërë endemike, si në Toskanë, ku përbëjnë 70 për qind të të gjithë popullatës së ujqërve, ndërsa në disa territore të gjithë ujqërit janë hibridë.

Disa ekspertë janë të shqetësuar se kryqëzimi do të çojë në një humbje të përhershme të karakteristikave të veçanta të ujkut.

“Nëse nesër shoh një kafshë bardh e zi, me veshë të varur dhe me bisht të gjatë, dhe ju më thoni se është ujk, në fakt do të zhgënjehesha. Nuk dua t’i shoh ujqërit ashtu”, theksoi Boitani.

Ekspertët pajtohen se, për të ruajtur ujkun evropian, hibridet duhet të migrojnë, ndërsa disa bëjnë thirrje për shfarosjen e specieve.

“Ne po përshpejtojmë një proces që mund të ndodhë natyrshëm. Është si ngrohja globale, ne kemi për detyrë ta zbusim një ndikim të tillë,” thotë Valeria Salvatori, një eksperte e ujqërve që drejtoi studimin e parë të hibridizimit në të gjithë Evropën.

Austria, Polonia, Sllovenia dhe Zvicra kanë nisur procesin e shfarosjes, ndërsa grupet për mbrojtjen e kafshëve në Itali po luftojnë për të shpëtuar speciet.

Pavarësisht kësaj qasjeje nga disa vende, po bëhen kërkime të ndryshme mbi përfitimet e mundshme të kryqëzimit, si rezistenca ndaj disa sëmundjeve ndaj të cilave janë të ndjeshëm ujqërit e racës së pastër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!