Uji radioaktiv i Fukushimës në Japoni, do të derdhet në Oqeanin Paqësor. Lajmi u konfirmua nga Ministria japoneze e Ambientit, e cila bëri të ditur se nuk ekziston asnjë zgjidhje tjetër e mundshme
Shoqëria “Tokio Electric Poëer”, e cila menaxhon centralin bërthamor japonez të Fukushimës, që u dëmtua rëndë nga tërmeti dhe cunami i vitit 2011, do të derdhë në Oqeanin Paqësor të gjithë ujin radioaktiv. Lajmi u konfirmua dhe nga Ministri japonez i Ambientit Joshiaki Harada, i cili theksoi se bëhet fjalë për zgjidhjen e vetme të mundshme.
Pas tërmetit janë depozituar në zonën e përcaktuar për rezervat në central, më shumë se një milion ton ujë i ndotur që vinte nga pajisjet e ftohjes së reaktorëve. Në këtë mënyrë nuk ka më asnjë hapësirë për rezerva të tjera./ABC News Albania 24/7