Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Ujësjellësi i ri i Vlorës/ Avancojnë punimet, projekti përfundon në fund të këtij viti

schedule14:59 - 17 Mars, 2026

schedule 14:59 - 17 Mars, 2026

Projekti për furnizimin dhe shpërndarjen e ujit në Vlorë ka avancuar ndjeshëm.

Ndërhyrjet në lidhjen e rrjetit të ri të ujësjellësit me rrjetin ekzistues po kryhen aktualisht në disa pika të ndryshme te qytetit bregdetar.

Kreu i ujësjellësit të Vlorës gjatë inspektimit të punimeve thotë se këto ndërhyrje janë shumë të rëndësishme për të testuar funksionimin e rrjetit të ri.



Sipas Muratit, sfida kryesore mbetet përballimi i sezonit turistik dhe sigurimi i furnizimit normal me ujë gjatë kësaj periudhe, duke pasur parasysh rritjen e ndjeshme të numrit të turistëve në Vlorë.

Projekti është parashikuar të përfundojë në fund të vitit 2026. Megjithatë, një tjetër sfidë mbetet mbyllja e rrugëve dhe asfaltimi i tyre në kohë për sezonin turistik, duke u koordinuar edhe me projektet e tjera infrastrukturore në qytet.

Projekti i ri i ujësjellësit pritet t’i japë zgjidhje përfundimtare furnizimit me ujë në qytetin e Vlorës, i cili po përjeton një zhvillim të vazhdueshëm në sektorin e turizmit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!