Ujësjellësi i Durrësit nis aksionin në autostradë

schedule16:20 - 9 Dhjetor, 2017

schedule 16:20 - 9 Dhjetor, 2017

Ujësjellës Kanalizime Durrës ka nisur kontrollet e bizneseve ne autostraden Durrës-Tiranë për të verifikuar lidhjet që furnizojnë me ujë të pijshëm subjektet private. Pronarët e bizneseve duhet të firmosin në një formular vetëdeklarimi nëse kanë ose jo lidhje të paligjshme. Përfaqësues të ujësjellësit i bëjnë thirrje të gjithë abonënteve që kanë probleme  me kontratat e ujit apo mungesën e matësve që të paraqiten pranë zyrave të marredhenieve me klientin për të bërë kërkesë për hapjen e kontratës dhe vendosjen e matësave. Pas 1 shkurtit të vitit të ardhshëm, secili abonent që është pa kontratë apo matës uji, do të gjobitet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!