Kryeministri Edi Rama në prezantimin e krijimit të Operatorit të Ujit ritheksoi se është shumë i rëndësishëm mirë-menaxhimi për të realizuar furnizimin e plotë të popullsisë me ujë.
Më tej shtoi se të gjithë duhet të kuptojnë se burimet ujore të republikës së Shqipërisë nuk janë të atij që i ka më afër, por janë të Republikës së Shqipërisë.
“Një nga problemet themelore është niveli i ulët i burimeve njerëzore të ndërmarrjeve. Operatori kombëtar do të ketë kapacitetin që të jetë i distancuar siç i distancua nga politika OSSHE. Nuk bën vaki që drejtuesit e OSSHE ti vendosë partia dhe të lëvizin lart e poshtë se do partia. Është epokë e mbyllur. Është një ndërmarrje që funksionon me rregullat e një korporate që ka rezultate dhe energjia nuk është madh që dikujt shet apo dikujt ja fal. Të njëjtën gjë do bëjmë dhe me ujin. Do të fitojnë shumica e qytetarëve nga transformimi i këtyre shoqërive në një korporatë shtetërore publike të ujit. Edhe në këtë sektor do përpiqemi të krijojmë partneritete që do na ndihmojmë të rrisim cilësinë e punës. Më e rëndësishme është që siç i kemi dhënë mundësi teknikëve dhe inxhinierëve që të vijnë të konkurrojnë dhe të hyjnë në punë, politika jonë është për shërbim më të mirë për njerëzit dhe jo të përdorim pushtetin për të kthyer kompanitë shtetërore në vende qokash. Dhe në fund kam një fjalë për Tragjasin, të gjithë duhet ta kuptojnë që burimet ujore të republikës së Shqipërisë nuk janë të atij që i ka më afër, por janë të Republikës së Shqipërisë. Siç ua kam thënë banorëve të Tragjasit, nuk ekziston që qeveria e RSH që ministria t’i marrin ujin disave për t’ja dhënë disave. Të gjithë duhet ta kuptojnë edhe ata që ngrihen kur ka nevojë që një burim uji të futet në shërbimi të popullit shqiptar. Kjo qeveri ka ndaluar HEC-et prej kohësh dhe ka bërë luftë me lejet e dhëna për HEC-e. Ajo ishte krijimi i një rrjeti gjakpirësish për t’i thithur ujin zonave të tëra dhe për t’ua tharë shtratin e lumit që disa të prodhonin energji. Ne e kemi mbyllur atë kapitull prej shumë kohësh dhe kemi bërë luftë me ata që dilnin rrugëve dhe shisnin leje për HEC-e. Ata që flasin, janë edhe disa që flasin anglisht për Vjosën dhe se si ne po thajmë një burim të Shushicës për të shuar etjen e popullit tonë, ata nuk kanë për ta kuptuar sepse marrin fonde për këtë punë. Duhet të dinë që prioritet është furnizimi me ujë të popullsisë dhe në asnjë rast nuk bëhet fjalë për investime të papërgjegjshme për të tharë…9 muaj, ditë për ditë kemi bërë raportin e monitorimit të burimit dhe nuk ka më asnjë diskutim që projekti ishte i drejtë…Njerëzit duhet ta kuptojnë sidomos ata që janë në zona të vështira janë “drita e syve të qeverisë…”. Sot besoj që dhamë informacion shterues dhe do fokusohemi te faza tjetër e reformës”, tha ai.
/abcnews.al/

