Ujësjellës i ri në Roskovec/Banorët: Nuk e besojmë

schedule14:02 - 25 Nëntor, 2017

schedule 14:02 - 25 Nëntor, 2017

Banorët e Marinzës në Rroskovec prej vitesh janë furnizuar me uji të ndotur. Kjo pasi në tubacionet e vjetëruara depërtojnë lëndë hidrokarkurbure. Bashkia ka nisur investimin për ujësjellësin e ri, por banorët kanë humbur shpresat që një ditë do të furnizohen me ujë të pijshëm.

Të kërkosh një gotë ujë në këto anë është e rrezikshme.

Ngjyra dhe era e rëndë janë vetëm pjesa e dukshme e ndotjes së ujit në Jagodinë dhe Marinëz. Efektet e përdorimit të tij të përditshëm janë konfirmuar me analiza por edhe nga sëmundshmmëria e banorëve të zonës.

Uji ndotet pasi në tubacionet e vjetëruara depërtojnë lendë hidrokarbure. Pas shpërthimit të fontanës së gazit në vitin 2015 drejtoria e shëndetit publik e ndaloi kategorikisht përdorimin e këtij uji.

Bashkia e Rroskovecit sapo tenderoi një investim për ujësjellësin e ri në këtë zonë.

Të zhgënjyer nga trajtimi i dëmëve të shpërthimit 2 vjet më parë banorët nuk besojnë sa kohë që nuk e shohin ujin në shtëpitë e tyre

Ujësjellësi i ri pritet të sjellë ujë të pijshëm për rreth 1200 banorë të zonës. Investimi kap shifrën e 67 milionë lekëve dhe parashikon rrjet të ri shpërndarjeje. Uji do të sigurohet nga një pus i ndërtuar nga bashkia . Në 10 vitet e fundit janë tenderuar disa projekte për ujësjellës në këtë zonë por asnjë prej tyre nuk e ka zgjidhur problemin./abcnews.al

 

https://youtu.be/oaQG_tClkDQ

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!