UET prezanton ekipin akademik 2018-2022

schedule21:28 - 17 Maj, 2018

schedule 21:28 - 17 Maj, 2018

Universiteti Europian i Tiranës ka prezantuar zyrtarisht ekipin e ri të drejtuesve akademikë, për dekadën e dytë të rrugëtimit të tij arsimor.

U rikonfirmua për 10 vjeçarin e ardhshëm rektori Prof.Dr.Tonin Gjuraj, si dhe dekanët e fakultetit Juridik, Ekonomik e i Shkencave sociale bashkë me  drejtuesit e secilit prej departamenteve të çdo fakulteti.

Sipas pronarit të Universitetit, Henri Çili, UET 12 vjet nga themelimi, ka përfunduar procesin e përshtatjes, duke ndarë sipas kërkesave të ligjit të ri të  arsimit ,pronësinë nga administrimi dhe është universiteti i parë, i cili po përgatitet të çojë dosjen për dekretimin e rektorit të UET, nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, siç e kërkon ligji i ri, duke krijuar kështu një precedent.

Në këtë dekadë të dytë, Universitet Europian i Tiranës po riorganizon ofertën e tij akademike, duke kaluar nga një universitet me tre fakultete , në një universitet të madh me karakter universal, duke hapur të tjera fusha studimi si arkitektura, mjekësia, inxhinieritë, artet, etj. /abcnews

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!