Rasëll Uestbruk mbetet një nga lojtarët më të mirë të basketbollit amerikan. Ylli i Oklahomës vazhdon të shkëlqejë duke qenë ndër më të kompletuarit.
Nga ata që ende luajnë, askush nuk është si ai.
Vërtet, Rasëll Uestbruk nuk ka fituar dot ndonjë titull kampion në NBA, por jo sepse nuk e ka talentin.
Klasin e tregoi në ndeshjen e fundit që Oklahoma e fitoi ndaj Juta Xhazit, duke realizuar një tripëll dabëll.
Me 27 pikë, 10 topa në tabela dhe 10 asistë, numri 0 ishte edhe një herë shumë I mirë, dhe ky ishte tripëll dabëlli I 11-të sezonal.
Për më tepër, ishte I 90-ti në karrierë, duke lënë mjaft prapa pretendentët e mëdhenj si Lebron Xhejms apo Xhejms Hardën.
Pol Xhorxh dhe Karmelo Entoni dhanë edhe ata kontribut në fitoren e Oklahomës, 103-89, por qendra e vëmendjes ishte tek Uestbruku.
Njëzetenëntëvjeçari e di mirë se nuk mund të realizojë atë që bëri vjet, pra të thyejë sërish rekordin e NBA-së, por përsëri pritet të arrijë rezultat të lartë.
Në vetëm 33 ndeshje ai ka arritur 11 tripëll dabëll, ndërsa deri në fund të sezonit pritet ta shtojë këtë shifër.
Mund ta kalojë Xhejzën Kidin dhe të ngjitet në vendin e tretë të renditjes së të gjitha kohëve, ende pa përfunduar mirë edicioni, pasi ka në dispozicion edhe gati 50 ndeshje, gjithnjë nëse nuk pëson ndonjë dëmtim.
Për momentin, Mexhik Xhonson e Oskar Robertson duken larg.
Uestbruk është një nga shënuesit më të mirë të vitit, po ashtu është basketbollisti me më shumë asiste në kampionat, dhe i dyti në renditjen e vjedhjeve të topave kundërshtarëve.
Shpresa e tij ende e parealizuar është titulli kampion./abcnews.al

