UEFA ka vendosur që ndeshja Danimarkë-Finlandë të rinisë prej orës 20:30. Qeveria europiane e futbollit ka dalë me deklaratë zyrtare.
“Pas kërkesës së bërë nga lojtarët e të dyja ekipeve, UEFA ka pranuar që ndeshja mes Danimarkës dhe Finlandës të luhet sonte prej orës 20:30.
The match has been suspended due to a medical emergency which involved Denmark’s Christian Eriksen. The player in now in hospital and in a stable condition.
UEFA wishes Christian Eriksen a full and speedy recovery and wishes to thank both teams for their exemplary attitude.
— UEFA (@UEFA) June 12, 2021
Pesë minutat e pjesës së parë do të luhen dhe më pas do të ketë pesë minuta pushim për të nisur pjesa e dytë”, shkruhet në njoftimin e bërë.
Ndeshja Danimarkë-Finlandë u ndërpre në minutën e 43-të, pasi Christian Eriksen ra pa ndjenja në fushën e blertë. Gjendja e tij është më e mirë. /abcnews.al